Qyteti perëndimor i Ukrainës mbipopullohet nga refugjatët, kryetari kërkon ndihmë

  • A.P /
  • 07 March 2022 - 17:00
Qyteti perëndimor i Ukrainës mbipopullohet nga refugjatët, kryetari kërkon ndihmë

Kryetari Lvivit tha se qyteti perëndimor ukrainas ka arritur kufijtë e kapacitetit të tij për t’i ndihmuar njerëzit e zhvendosur nga sulmi i Rusisë në Ukrainë dhe u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare të ndihmojnë.

Andriy Sadoviy tha se disa qindra mijëra njerëz kanë kaluar tashmë nëpër Lviv ndërsa po shkonin drejt perëndimit për të kërkuar siguri, raporton Reuters.

Rreth 200,000 persona të zhvendosur brenda vendit po qëndrojnë deri tani në Lviv dhe 50,000 kanë kaluar nëpër stacionin hekurudhor të Lvivit çdo ditë.

 

“Ne e kuptojmë se do të ketë një valë tjetër [refugjatësh]… dhe u bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare humanitare të vijnë këtu dhe të ndihmojnë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)