Vdesin 9 persona përfshirë 2 fëmijë nga bombardimet ruse në një kompleks banesor në Ukrainë

  • E. /
  • 08 March 2022 - 10:08
Vdesin 9 persona përfshirë 2 fëmijë nga bombardimet ruse në një kompleks banesor në Ukrainë

Nëntë persona kanë vdekur në mesin e tyre dy fëmijë, pas bombardimeve të ushtrisë ruse në qytetin verilindor të Sumyt në Ukrainë ka njoftuar Shërbimi Emergjent Shtetëror i Ukrainës.

Sipas këtij shërbimi Rusia ka bombarduar një kompleks banesor, shkruan CNN.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka njoftuar se një grua e lënduar është shpëtuar nën gërmadha.

(Kosova Sot Online)