
Lexoni edhe:
Kjo Qeveri që i ka marrë mbi 50% e votave duhet të merret urgjentisht me zbardhjen e fatit të Fondit 3% dhe Vendlindja Thërret
Christoph Heusgen, ish – ambasadori gjerman në OKB dhe ish -Këshilltari i Angela Merkel në një intervistë për televizionin gjerman ARD ka kërkuar që të ndale importi i gazit dhe naftës nga Rusia, një ditë pasi kancelari aktual gjerman Olaf Scholz tha se Europa nuk mund të sigurojë furnizimet e saj me energji pa importe nga Rusia.
“Putin është duke i bombarduar civilët pa mëshirë. Kjo është arsyeja që unë kam propozuar embargo ndaj naftës dhe gazit rus. Njerëzit këtu janë duke treguar solidaritet të madh me ukrainasit. Jam i sigurt se do ta mbështesin këtë edhe nëse bëhet pak më ftohtë në dhomat tona të ditës”
Heusgen ka qenë këshilltar i lartë diplomatik i Angela Merkel, e cila gjatë kohës së saj si kancelare shpesh Rusinë e ka konsideruar si furnizues të besueshëm me gaz. Gjermania bashkë me Italinë janë konsumuesit më të mëdhenj të gazit rus në BE.
Duke folur për importin e gazit dhe naftës ruse, kancelari gjerman Scholz ka thënë se “energjia u la qëllimisht jashtë rundeve të mëparshme të sanksioneve dhe se energjia e Rusisë ka rëndësi thelbësore për jetën e përgjithshme të qytetarëve të saj”.
“Aktualisht, furnizimi i Europës me energji për ngrohje, furnizim me energji elektrike e industri nuk mund të sigurohet në asnjë mënyrë tjetër”, theksoi ai.
BE-ja mbështetet tek Rusia për 40% të nevojave të saj për gaz dhe rreth 27% të importeve të naftës.
Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, kur u pyet për potencialin për sanksione ndaj energjisë ruse, tha se opsionet që ishin të paimagjinueshme tre javë më parë, tani janë në tryezë.
“Duhet të mendojmë se si të gjithë mund të largohemi sa më shpejt që të jetë e mundur nga varësia nga hidrokarburet, nafta dhe gazi rus. Të gjithë po e bëjnë këtë. Të gjithë janë në të njëjtin drejtim”, tha Johnson.
Të dielën, sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken tha se SHBA po punon me aleatët e saj në Evropë për të shqyrtuar mundësinë e ndalimit të importeve të naftës ruse në një përpjekje për të ndëshkuar më tej vendin agresor.
#Putin is bombing civilians without mercy. That's why I proposed an embargo on #Russia's oil and gas at @ARD EUROPAMAGAZIN.
— Christoph Heusgen (@MSCheusgen) March 8, 2022
The people here have been showing great solidarity with the Ukrainians. I'm sure they would support it even if it gets a little colder in our living rooms. pic.twitter.com/MZCm2AYydA
#Putin is bombing civilians without mercy. That's why I proposed an embargo on #Russia's oil and gas at @ARD EUROPAMAGAZIN.
— Christoph Heusgen (@MSCheusgen) March 8, 2022
The people here have been showing great solidarity with the Ukrainians. I'm sure they would support it even if it gets a little colder in our living rooms. pic.twitter.com/MZCm2AYydA
(Kosova Sot Online)