Blackford nga ulësja e parlamentit britanik: President Zelensky, ju përgëzojmë

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 19:00
Blackford nga ulësja e parlamentit britanik: President Zelensky, ju përgëzojmë

Blackford nga ulësja e parlamentit britanik: President Zelensky, ju përgëzojmë

Lideri i Partisë Kombëtare Skoceze, Ian Blackford e ka përgëzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, nga ulësja e Parlamentit të Britanisë së Madhe.

“President Zelensky, ju përgëzojmë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se qeveria britanike qëndron me qytetarët e Ukrainës dhe e dënon pushtimin e Ukrainës.

Ai po ashtu ka thënë se “paqja, drejtësia dhe sovraniteti” i Ukrainës duhet të fitojnë.

Zelensky ka marrë përkrahjen e të gjithë botës perëndimore, me rezistencën që e ka shfaqur deri tani ndaj përpjekjeve ruse për pushtim.

Ai ka organizuar ushtrinë dhe ka inkurajuar qytetarët që t’i bashkohen forcave të armatosura për t’i rezistuar sulmeve ruse.


(Kosova Sot Online)