Ukrainasit rrëzojnë një helikopter, shkatërrojnë autoblinda dhe zënë disa rusë rob

  • A.P /
  • 08 March 2022 - 20:30
Ukrainasit rrëzojnë një helikopter, shkatërrojnë autoblinda dhe zënë disa rusë rob

Ushtria e Ukrainës ka rrëzuar një helikopter të Rusisë në rajonin Nikolayev.

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në rajonin Nikolayev.

Ushtria ukrainase është duke bërë kundërsulme ndaj ushtrisë ruse. Sipas raportimeve, ukrainasit kanë rrëzuar një helikopter të rusëve në këtë rajon, derisa kanë shkatërruar edhe autoblinda e mjete ushtarake.

Në raportime thuhet se beteja në këtë rajon është ashpër, derisa ka të vrarë e të plagosur të ushtrisë ruse.

Gjithashtu është bërë e ditur se në këtë betejë, ukrainasit kanë zënë rob disa ushtarë rusë.

(Kosova Sot Online)