Rusia do të ndalë bombardimet për 12 orë në disa qytete të Ukrainës

  • E /
  • 09 March 2022 - 09:40
Rusia do të ndalë bombardimet për 12 orë në disa qytete të Ukrainës

Zëvendëskryeministrja Iryna Vereshuck tha se Rusia është dakorduar që t’i ndalojë bombardimet nga ora 9 e paraditës deri në ora 21:00 të mbrëmjes në korridorin humanitar nëpër disa qytete, raporton Reuters.

Vereshuck tha se korridori i evakuimit do të hapet sot në disa zona përfshirë edhe Mariupolin por ka paralajmëruar forcat ruse që të mos hapin zjarr në zonat e evakuimit.

Autobusë të mbushur plot me njerëz, të vendosur për të ikur nga lufta e nisur nga Rusia në Ukrainë, u nisën njëri pas tjetrit, nëpër një rrugë të mbuluar nga bora, nga Sumi, më 8 mars.

Rruga nga qyteti lindor ukrainas është njëra ndër pesë të premtuarat nga rusët, për t’u mundësuar civilëve shpëtimin nga sulmet.

(Kosova Sot Online)