
Lexoni edhe:
Lajmi i fundit: Vdes ish kryetari i komunës së Istogut, Haki Rugova
Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i stafit të presidentit Volodymyr Zelensky, ka thënë se Ukraina pret armëpushim nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 9 të mbrëmjes për të mundësuar korridoret humanitare dhe evakuimin e civilëve.
Evakuimi i civilëve pritet të bëhet nga 10 qytete të vendit.
Lajmi i fundit: Vdes ish kryetari i komunës së Istogut, Haki RugovaLexoni edhe:
Zyrtarët ukrainas iu bënë thirrje forcave ruse për t’i përmbushur zotimet e tyre dhe për armëpushim lokal.
Lajmi vjen pasi Ukraina arriti të kryejë evakuimin masiv të martën, duke transportuar me autobus rreth 5000 civilë nga qyteti i Sumy në verilindje të Ukrainës për në Poltava, në qendër.
Autoritetet në Kiev kanë akuzuar më parë Moskën për bombardimin e një korridori refugjatësh të destinuar për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga qyteti jugor i Ukrainës, Mariupol.
(Kosova Sot Online)