
Shkencëtari kroat: Koronavirusi s’ka përfunduar, një valë e re vjen në vjeshtë

Shkencëtari kroat i cili vepron në Gjermani, Ivan Djikic e ka komentuar situatën me pandeminë e koronavirusit në televizionin N1. Ai tha se koronavisuri nuk ka përfunduar ende.
“Numri prej gjashtë milionë njerëzve në botë që kanë vdekur nga Covid thotë se kjo është një nga pandemitë më serioze me të cilat jemi përballur. E vetmja e madhe ishte epidemia e gripit të vitit 1918”, tha Djikic.
“Çdo shtet e ka dinamikën e vet të përhapjes së virusit. Mund ta nis nga Kroacia. Në Kroaci kemi një situatë të rëndë ku vala e katërt dhe e pestë janë tërësisht të lidhura. Vdekshmëria në Kroaci është pothuajse konstante nga 30 në 50 persona në ditë”.
“Edhe pse kemi një rënie të numrit të rasteve të reja, situata në Kroaci nuk është ende aq e qëndrueshme sa për të thënë se kemi hequr qafe Omicronin. Masat nuk po vijnë me kohë, po futen shumë vonë, po testojmë pak dhe ky është problemi”, tha ai.
Djikic tha se shumica e masave po hiqen në Gjermani dhe se do ta monitorojë situatën deri në verë dhe do të reagojë më tej.
“Duhet t’i edukojmë qytetarët se në vjeshtë do të kemi jo vetëm vazhdimin e pandemisë së Covid-it por edhe gripin”, tha Djikic.
(Kosova Sot Online)