Ushtria ruse bombardon spitalin e fëmijëve në Ukrainë

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 16:07
Ushtria ruse bombardon spitalin e fëmijëve në Ukrainë

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë thënë se ushtria ruse ka bombarduar një spital të fëmijëve në qytetin jugor Mariupol.

Nga pamjet e publikuara shihet spitali i shkatërruar nga bombardimet.

“Okupatorët rusë qëllimisht kanë bombarduar spitalin e fëmijëve në Mariupol. Shkatërrimet janë enorme”, thuhet në përshkrimin e një video-incizimi të shpërndarë nga Forcat e Armatosura të Ukrainës.

(Kosova Sot Online)