Zelensky: Putin po bën blof për armët nukleare

  • A.P /
  • 09 March 2022 - 20:06
Zelensky: Putin po bën blof për armët nukleare

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se kërcënimet e Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin janë vetëm blof.

“Mendoj se kërcënimet me armë nukleare janë blof. Është një gjë të jesh vrasës dhe një tjetër të bësh vetëvrasje”, ka thënë Zelensky sot në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”.

Pak ditë pasi kishte nisur përpjekjet për pushtimin e Ukrainës, Putin kishte urdhëruar që forcat nukleare ruse të viheshin në dispozicion të veçantë, duke thënë se ky veprim vinte si pasojë e deklaratave agresive nga fuqitë perëndimore ndaj Rusisë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kishte reaguar me shpejtësi. Veprimet e Putin i kishte quajtur “retorikë e rrezikshme”

(Kosova Sot Online)