Dy të mitur nga Fushë Kosova presin të bëhen prindër, vajza thotë se po bashkëjeton me vetëdëshirë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 09:44
Dy të mitur nga Fushë Kosova presin të bëhen prindër, vajza thotë se po bashkëjeton me vetëdëshirë

Një vajzë e mitur nga Fushë Kosova është dërguar në spital të mërkurën rreth orës 20:00, pasi që e ishte shtatzënë, .

Sipas policisë, thuhet se e mitura ka deklaruar se ajo me vetë dëshirë si dhe me pëlqimin e dy familjeve është duke bashkëjetuar me të dyshuarin po ashtu të mitur.

Rasti në polici po cilësohet si “BASHKËSI JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN 16 VJEÇARE”.

“Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)