Koha është të binden 5 vendet e BE-së që kanë hezituar

Koha është të binden 5 vendet e BE-së që kanë hezituar
Koha është të binden 5 vendet e BE-së që kanë hezituar

Dardan Grapci

  • 10 March 2022 - 07:40

Shkruan:Analist - Dardan Grapci

Duke i shikuar rrethanat në të cilën gjendet Kosova, Qeveria e Kosovës duhet sa më shpejtë të filloj përgatitjet për të filluar lotimin për njohje të reja, sidomos tek pesëshja e anëtareve të BE-së të cilët nuk e kanë njohur ende Pavarësinë Kosovës, për ti bindur se tani ka ardhur koha tani njohin, dhe pastaj të kërkohet nga BE-ja në bashkëpunim me SHBA-në që Kosova të anëtarësohet në NATO.

Deklaratat e Presidentit Vuçiq nuk duhet të na shqetësojnë sepse të gjithë e dimë se vetëm një ushtarë nëse hyn në territor të Kosovës për të bërë ndonjë kaos, NATO-ja do ti kundërpërgjigjet duke ia shkatërruar krejt bazat ushtarake që i ka Serbia.

Prandaj propagandat e Vuçiqit të cilët kanë bërë zhurmë nëpër mediet Kosovare, kinse ai do të loboj për çnjohjen e Pavarësisë së Kosovës është thjeshtë një pretekst sa për ta mbajtur Kosovën nën kontroll si në kohen e Millosheviqit. E kam thënë edhe njëherë dhe do e përsëris - "Një shtet që e pranon Pavarësinë e Kosovës apo të ndonjë shteti, ajo nuk kthehet mbrapa", prandaj Serbia mund ta shoh këtë moment vetëm në ëndërr. Marrëveshjet e nënshkruara në Uashington thuajse gjysma e saj janë përmbushë nga pala Kosovare, ku njëra ndër ta ka qenë edhe ndalimi i lobimit për 1 vit, ku kjo datë ka skaduar vitin e kaluar në shtator.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".