E pabesueshme: Shkon në 3.49 euro litra e vajit në Kosovë

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 11:31
E pabesueshme: Shkon në 3.49 euro litra e vajit në Kosovë

Çmimi i vajit po vazhdon të rritet në mënyrë enorme, e krejt kjo për vetëm dy tre ditë.

Prej 1.50 çmimi më i ulët vaji dje kishte çmimin 2, 49 kurse sot sipas raportimeve nga qytetarët  çmimi ka arritur në 3 euro e 49 cent.

Madje dyqanet tashmë nuk po e shesin atë me shumicë, qysh nga dje kur qytetarët nga paniku për rritjen e çmimit filluan të blinin vaj dhe të boshatisnin raftet në markete, për të pasur rezerva më vonë.

Tash në dyqane po lejohet vetëm blerja e tre litrave, pra tre copë apo tre produkte të vajit.

Në vazhdim gjeni fotografinë nga njëri prej marketeve ku vaji ka arritur në mbi 3 euro.

(Kosova Sot Online)