Kosovari që e bashkoi 30-vjeçaren ukrainase me familjen: Disa rusë i kishim larg vetëm 700 metra

  • E.K /
  • 10 March 2022 - 11:20
Kosovari që e bashkoi 30-vjeçaren ukrainase me familjen: Disa rusë i kishim larg vetëm 700 metra

Kosovari Esat Hamiti që bashkë me një shtetas francez e bashkuan një 30-vjeçare ukrainase me familjen e saj ka treguar për rrugëtimin drejt Ukrainës.

Ekskluzivisht  për emisionin “Frontal”, tha se rruga ka qenë e vështirë dhe se ushtrinë ruse nuk e kanë pasur edhe larg.

Ai tregoi se si në Kyiv shkuan me një veturë që nuk ishte e blinduar, teksa shtoi se frikësoheshin se do të goditeshin nga forcat ruse.

Kjo pasi të tilla automjete private i përdornin edhe ushtria e Ukrainës.

“Jo nuk ka qenë i blinduar dhe aty e kishim frikë dhe problemin më të madh. Ushtria e Ukrainës I përdoret këto mjete e vogla për të udhëtuar prej një vendi deri në një vend, se rusët I përcjellshin me helikopterë dhe me dronë. Ne nuk e kemi mendu këtë. Ne kombi e bardhë siç i kishin edhe ata të bardhë e të verdhë lloj-lloj, kishim frikë që po na gjuajnë edhe neve se në shumë raste kur e dishin që janë ushtarë I gjuajshin.  Qaty e kemi pas pak rrezik bile te kishim ditë nuk kishim shkuar me kombi por me një veturë më të vogël”, tha ai.

Më tutje Hamiti tha se edhe ushtria e Ukrainës i ka pritur mirë dhe u ka ndihmuar për ta gjetur vajzën që kishte mbetur larg familjes në Kyiv.

“Një kolonë ruse e kemi pasur 9 kilometra më së afërti. Pasi e kemi tërhequr këtë vajzën, 700 metra larg kanë qenë disa pozicione, grupe të vogla ruse që kishin hyrë në qytet me bë sabotazhe dhe me ju dhanë të dhëna ushtrisë se ku me bombardu. Qaty na kanë ndihmu pak edhe ushtria e Ukrainës. Na kanë prit mirë e sidomos kur e kanë ditë për çfarë kemi shkuar. Me I pas mëndu krejt senet ne nuk kishim shkuar”, tha ai. /Gazeta Express/

Videon e plotë të emisionit mund ta shikoni KËTU.

(Kosova Sot Online)