Harris kujton nenin 5 në Poloni: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 14:30
Harris kujton nenin 5 në Poloni: Do të mbrojmë çdo pëllëmbë të NATO-s

Zëvendës presidentja e SHBA Kamala Harris ndodhet në Poloni, ku ka biseduar me presidentin Andrzej Duda.

Në një konferencë për shtyp, ajo tha se SHBA-ja është e përgatitur të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ajo shtoi se “angazhimi i saj ndaj nenit 5 është i hekurt”. Sipas këtij neni, parimi është që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është  sulm ndaj të gjithë anëtarëve.

Për popullin ukrainas, tha se ata kanë vuajtur jashtëzakonisht dhe ajo që po ndodh me ta është një zemërim moral që ka detyruar SHBA-në të japë ndihmë humanitare dhe të sigurisë. 


(Kosova Sot Online)