Ambasadori gjerman e pret me makiato të Kosovës shefen e tij nga Gjermania

  • A.P /
  • 10 March 2022 - 18:18
Ambasadori gjerman e pret me makiato të Kosovës shefen e tij nga Gjermania

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalene Baerbock, sapo ka arritur në Kosovë në vizitën e saj dyditore.

Në aeroport doli ta presë homologja e saj, Donika Gërvalla.

Por, një pritje tjetër me diçka karakteristike kosovare ia ka bërë gati ambasadori i Gjermanisë që shërben në Kosovë, Jorn Rohde.

“Bashkë me ambasadorin kosovar në Gjermani, Fauk Ajeti me një makiato kosovare, jemi gati ta mirëpresim ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalene Baerbock në Prishtinë, pas pak minutash”, ka shkruar ai në Twitter.

(Kosova Sot Online)