Loja me çmime nga Viva Fresh, çmimi i vajit brenda orës rritet për një euro

  • E.K /
  • 11 March 2022 - 09:54
Loja me çmime nga Viva Fresh, çmimi i vajit brenda orës rritet për një euro

Në ditët e fundit u shënua ngritje enorme e çmimeve të produkteve të ndryshme, mirëpo më së shumti ra në sy ngritja e çmimit të vajit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ngritja e çmimit të vajit në 3.69 euro për litër, zgjoi vëmendjen e qeveritarëve, të cilët paralajmëruan që do të ndërmarrin masa kundër ‘abuzuesve’.

Një rast ka ndodhur sot në Viva Fresh, ku një sinjalizues u përballë me çmime të ndryshme kur dy herë e bleu të njëjtin produkt.

Në fotografinë që e ka dërguar sinjalizuesi shihet se brenda 20 minutave çmimi në Viva Fresh Store dallon për rreth një euro.

Në faturën e parë shihet se vaji, i markës ‘Brillant’ është blerë për 2,49 euro, ndërsa pas 20 minutave vaji është blerë për 3,49 euro.

Ndërsa para rreth një ore, ky market njoftoi se çmimi i vajit tash e tutje do të jetë 1.95 euro.

“Viva Fresh Store ka vendosur që ta subvencionojë çmimin e vajit në të gjitha pikat e saja në krejt Kosovën! Nga SOT, çmimi i vajit do të jetë 1.95 cent“, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)