Kelmendi: Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!

  • A.P /
  • 11 March 2022 - 19:37
Kelmendi: Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!

Pyetja publike e Kelmendit: Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!

Ish-deputeti dhe kryetari i partisë Fjala, Gëzim Kelmendi ka shtruar një pyetje publike, që lidhet me vizitat e Presidentes Vjosa Osmani në Turqi.

Ai ka pyetur se përse presidenti turk Reccep Tayip Erdogan po e thërret për vizitë në turqi vetëm Presidenten Osmani dhe jo kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kelmendi ka sugjeruar që Erdogan mund të jetë hatruar me Kurtin, i cili, sipas tij, e kishte quajtur autokrat.

Kelmendi ka shkruar:

Kelmendi: Pse Erdogani po e thërret Vjosën dhe jo Albinin?!

Çka ka more presidenti Erdogan që veç Vjosën po e thërret, e Albinin jo?!

Mos vallë ai e njeh Albinin ma mirë se që e njohin vet qytetarët Kosovës?

Apo mos i ka mbetë hatri Erdoganit që Albini i kishte thënë autokrat?

Apo Erdogani dëshiron ta respektoj një parim të tij që kishte thënë: ” njerëzit jobesimtarë nuk i duhen vendit me udhëheq”?

(Kosova Sot Online)