Në banesën ku kosovari dyshohet se e vrau gruan e tij, ishin edhe tre fëmijët (Foto)

  • G.G /
  • 12 March 2022 - 14:36
Në banesën ku kosovari dyshohet se e vrau gruan e tij, ishin edhe tre fëmijët (Foto)

Një kosovar dyshohet se e ka vrarë gruan e tij në Zvicër. 35-vjeçari është arrestuar nga autoritetet zvicerane

Fillimisht, ai kishte raportuar në qendrën e thirrjeve të urgjencës në St. Gallen se ka plagosur rëndë gruan e tij, por kur Policia kishte arritur në vendin e ngjarjes e kishte gjetur 32-vjeçaren të vdekur.

Në momentin kur ka ndodhur krimi, raportohet se në banesë kenë qenë edhe tre fëmijë.

Mediumi zviceran 20.min.ch ka publikuar fotografi nga vendi ku dyshohet se ka ndodhur vrasja.

(Kosova Sot Online)