
Rritet numri i të vrarëve nga sulmi ajror në bazën ushtarake në Ukrainë

Një sulm me raketë në një bazë ushtarake pranë Lviv i ka lënë të vrarë 20 persona, kanë thënë punonjësit e urgjencës për Guardian.
The Guardian raporton se numri i raportuar i vdekjeve e ka tejkaluar atë të shpallur nga guvernatori i rajonit Lviv herët në mëngjesin e së dielës.
Maksym Kozytskyy kishte thënë se nëntë persona ishin vrarë nga sulmet ajrore në bazën ushtarake të Qendrës Ndërkombëtare të Paqes dhe Sigurisë me 57 të plagosur.
Dy shpërthime të mëdha u panë të dielën në bazën ushtarake në Yavoriv, një qytet vetëm 12 km nga kufiri polak. Sulmi me raketa ndodhi në orën 05:45.
(Kosova Sot Online)