I vunë tritol te porta e shtëpisë/ Ish-inspektori i pyjeve: Nuk kam konflikte me askënd

  • E.K /
  • 14 March 2022 - 15:07
I vunë tritol te porta e shtëpisë/ Ish-inspektori i pyjeve: Nuk kam konflikte me askënd

Një sasi tritoli e vendosur para banesës së një 44-vjeçari në fshatin Vërdovë të Pogradecit ka shpërthyer gjatë natës por fatmirësisht janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja është regjistruar rreth orës 11 të mbrëmjes së të dielës në banesën që i përket Arben Xhukellari, një person që ishte në arrest shtëpie, pasi është arrestuar për favorizim të prerjes së paligjshme të druve.

Sipas deklarimeve  Xhukellari nuk ka konflikte me njeri megjithatë hetimet vijojnë për të mësuar shkakun e vendosjes së tritolit.

“Nuk kam pasur konflikte edhe kur kam qenë në punë. Kam qenë 9 muaj po bëj gati 10 muaj me arrest shtëpie për punën e punës. Nuk dyshoj tek asnjeri. Shpërthimi ndodhi në 11 pa 12 minuta, unë isha zgjuar, vetëm kur dëgjoj shpërthimin, dola me vrap, doli e gjithë lagja, ishin të gjithë të tronditur nga ajo që ndodhi”, tha ai.

Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të për bërë të mundur kapjen e autorit.

(Kosova Sot Online)