Kamenicë: Ndez zjarrin për “pastrimin” e arës, i del nga kontrolli – lëndohet një person

  • E.K /
  • 15 March 2022 - 10:34
Kamenicë: Ndez zjarrin për “pastrimin” e arës, i del nga kontrolli – lëndohet një person

Policia e Kosovës ka raportuar një rast në Kamenicë, ku një person me qëllim të pastrimit të një are të tij ka ndezur një zjarr të cilin nuk ka mundur ta kontrolloj, e më pas zjarri ka përfshirë edhe rreth 1 hektar mal.

Rasti ka ndodhur në fshatin Dajkovc të Kamenicës, të hënën në orën 12:30.

“I dyshuari mashkull kosovar me qëllim të pastrimit të një are të tij ka ndezur një zjarr  të cilin nuk ka mundur ta kontrolloj e me pas zjarri ka përfshirë edhe rreth 1 hektar mal pronë e ankuesit mashkull kosovar.

I dyshuari gjatë tentimit për ta fikur zjarrin ka pësuar djegieje sipërfaqësore në dorë për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. 

(Kosova Sot Online)