Vitin e kaluar e nderoi Putini, prezantuesja e lajmeve jep dorëheqje dhe ikën nga Rusia

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 16:52
Vitin e kaluar e nderoi Putini, prezantuesja e lajmeve jep dorëheqje dhe ikën nga Rusia

Prezantuesja e një prej stacioneve televizive më të rëndësishme ruse dha dorëheqje dhe u largua nga vendi.

“Në fillim u largova nga Rusia sepse kisha frikë se s’do më linin të shkoja dhe më pas dhashë dorëheqjen”, i tha Lilia Gildeeva blogerit Ilya Varlamov.

Gildeeva ishte drejtuese i emisionit “Segodnja” (Sot), programi kryesor i lajmeve në mbrëmje në NTV, stacioni i tretë televiziv rus më i ndjekur në pronësi të kompanisë së gazit Gazprom dhe që mbron fuqishëm politikat e Kremlinit, shkruan BBC.

Në vitin 2021, prezantuesja u përfshi në listën zyrtare të gazetarëve të presidentit Putin, të cilët morën letra falënderimi për “arritjet në zhvillimin e masmedias”. Në vitin 2008, Putin e falënderoi atë për “dhënien e informacionit dhe rolin aktiv shoqëror në zhvillimin e shoqërisë civile në Federatën Ruse”.

Gildeeva u largua nga Rusia pas protestës së mbrëmshme kundër luftës nga një gazetare gjatë një programi televiziv të Channel One.

Ndërsa prezantuesja e njohur Ekaterina Andrejeva lexonte lajmin, pas saj u shfaq Marina Ovsijanikova me një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Këtu po gënjejnë”.

(Kosova Sot Online)