Për çfarë akuzohen policët e arrestuar që dolën sot para gjykatës

  • A.P /
  • 15 March 2022 - 22:33
Për çfarë akuzohen policët e arrestuar që dolën sot para gjykatës

Aksioni i Prokurorisë Speciale e Inspektoratit Policor u përmbyll mëngjesin e së hënës me arrestimin e 50 zyrtarëve policorë mbi dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

 Por, për çfarë akuzohen 50 policët e arrestuar që dolën sot para gjykatës?

Vepra kryesore për të cilin janë arrestuar zyrtarët policorë dhe ata të doganës, është pranimi i ryshfetit dhe keqpërdorimi i pozitës së tyre zyrtare.

 Sipas akuzave, me marrjen e ryshfetit, policët e arrestuar kryesisht kanë lejuar kalimin e personave dhe kompanive pa paguar akcizën dhe detyrimet e tjera të parapara sipas ligjeve.

25 prej të arrestuarve kanë dalë sot para gjykatës, të cilëve u është vendosur masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Inspektorati i Policisë së Kosovës ka njoftuar se aksioni “Pika” është përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.

Image

(Kosova Sot Online)