Kusari-Lila: Draft Kodi Civil s’i rregullon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, votojeni

  • E.K /
  • 16 March 2022 - 15:35
Kusari-Lila: Draft Kodi Civil s’i rregullon martesat mes personave të gjinisë së njëjtë, votojeni

Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur për Kodin e ri Civil, që pritet të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

Kusari-Lila tha se ky projektkod nuk i rregullon martesat e personave me gjini të njëjtë. Përmes Kodit të ri Civil, ka shpresë të hapet rruga që të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë të drejtë të martohen me partneret/ët e tyre, pavarësisht gjinive që e përbëjnë çiftin.

“Sa i përket martesës draft Kodi Civil ka rregulluar martesën mes personave me gjini të ndryshme. Përderisa draft Kodi Civil  nuk e rregullon martesën e personave me gjini të njëjtë por, vetëm në mënyrë afirmative i njeh bashkësinë civile duke referuar që në të ardhmen duhet të nxjerrët një ligj i veçantë i cili cakton kushtet dhe procedurën e martesës në mes të personave me gjini të njëjtë”, tha Kusari Lila.

Kodi i ri, Kusari-Lila tha se është në harmoni me direktivat e BE-së dhe me standardet në fushën e së drejtës.

“Kosova ka pasur nevojë për harmonizim të ligjeve dhe evitim të konfliktit të ligjit për të mundësuar zbatimin më të mirë. Kodi është në harmoni të plotë me direktivën e BE dhe standardet tjera ndërkombëtare në këtë fushë të së drejtës”, ka thënë ajo.

Ajo u kërkoi deputetëve të votojnë pro.

(Kosova Sot Online)