Krasniqi: Ky parlament duhet me u shpërbë, çka është kjo punë kështu?

  • A.P /
  • 17 March 2022 - 21:22
Krasniqi: Ky parlament duhet me u shpërbë, çka është kjo punë kështu?

Gazetari Vullnet Krasniqi ka thënë parlamenti i Kosovës është dashtë të shpërbëhet në momentin kur nuk arritën që t’i bëjnë votat për miratmin e Kodit Civil. Sipas tij, partia në pushtet, VV-ja ka shumicën, 61 vota, e që për Kodin Civili mori vetëm 28 vota.

Krasniqi tha se 50 për qind e Kuvendit janë homofoba.

“Ka dalë në pah Vetëvendosja e vërtet. Një VV që ka qenë tun a dhanë një far imazhi të një partie të majtë, që çdo politikë të saj do ta drejtojë në këtë drejtim. E pamë që prej 61 deputetëve, ata I kanë marrë 28 veta.

Një parti shumicë me 61 vota nuk mundesh me I bo qato VOTA për një diçka të drejtë elementare, në qat natë parlamenti u dasht me u shpërba. Cka është poenta jote, poenta e një kuvendi me 50 për qind homofoba”, tha Krasniqi.


(Kosova Sot Online)