‘Pronto’, ‘Toka’, ‘Shahini’,“Vetëvrasja” e Dino Asanajt.../ Bajqinovci tregon pse na duhet një Kryeprokuror i guximshëm

  • G.G /
  • 18 March 2022 - 11:41
‘Pronto’, ‘Toka’, ‘Shahini’,“Vetëvrasja” e Dino Asanajt.../ Bajqinovci tregon pse na duhet një Kryeprokuror i guximshëm

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci ka reaguar lidhur me intervistimin e kandidatëve për Kryeprokuror të shtetit.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se është koha e fundit që për kryeprokuror të vendoset në vihet një person me integritet të lartë moral sepse për 20 vite nuk pati drejtësi për mijëra raste.

Ai përmendi edhe disa nga rastet ku nuk pati drejtësi e shpeshherë nuk kishte “prova të mjaftueshme” për dënimin e të akuzuarëve.

Postimi i plotë:

Pse na duhet një kryeprokuror i guximshëm, punëtor e energjik?

Sot po ndodhë intervistimi i kandidatëve për Kryeprokuror dhe është koha e fundit të vihet një person me integritet të lartë moral në këtë detyrë sepse për 20 vite nuk pati drejtësi për mijëra raste e unë po i listoj veç disa prej tyre për të cilat jo që nuk pati drejtësi, por më ironikja ishte se shpeshherë nuk kishte “PROVA TË MJAFTUESHME” siç ishte rasti PRONTO.

• Afera 'Pronto';

• Rasti 'Toka';

• Afera 'Shahini" për sigurime Shëndetësore;

• “Vetëvrasja” e Dino Asanajt;

• Afera 'Grandi';

• Privatizimi i tokave për pak centë;

• Vjedhja e drogës në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e arit në dhomën e dëshmive në Polici;

• Vjedhja e telefonit në shtëpinë e Kryeprokurorit;

• Vjedhja e 1.5 milionë eurove për pasaporta;

• Rrahja e policëve nga djemtë e Grabovcit dhe suspendimi i tyre;

• Kontrata me Z-Mobile;

• Procesi me AXOS-in;

• Manipulimi dhe fryerja e listës së Veteranëve të UÇK-së.

(Kosova Sot Online)