Komuna e Vushtrrisë vazhdon ndihmën financiare për fëmijët e sapolindur

  • E.K /
  • 19 March 2022 - 17:41
Komuna e Vushtrrisë vazhdon ndihmën financiare për fëmijët e sapolindur

Edhe kryetari i ri i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka marrë vendim të vazhdohet ndihma financiare për fëmijët e sapolindur në këtë komunë.

Nënat që sapo kanë lindur do të marrin 120 euro për nevojat e fëmijës së tyre.

Ky vendim është marrë më 24 shkurt.

Kështu ka konfimuar Remzi Ahmeti Drejtor i Drejtorisë për Buxhet, Financa dhe Thesar, në një përgjigje.

Në përgjigje bëhet e ditur se për kompensimin për fëmijët e porsalindur dhe rastet me Covid-19 janë ndarë 47.540.00 euro.

Vendimi tanimë ka hyrë në fuqi.

(Kosova Sot Online)