Kriminelët e trajnuar nga mafia e Shqipërisë u futën nën uniformën e policisë

Kriminelët e trajnuar nga mafia e Shqipërisë u futën nën uniformën e policisë
Kriminelët e trajnuar nga mafia e Shqipërisë u futën nën uniformën e policisë

Dardan Grapci

  • 19 March 2022 - 17:04

Shkruan: ANALISTI: Dardan Grapci

Shpërndarjen e narkotikëve në Kosovë e kanë bërë shtetasit nga Shqipëria dhe në kuadër të kësaj shumë persona nga Kosova janë përfshirë në këtë skenar për përfitime personale, si dhe për ta siguruar tregun në vend.

Edhe pse Policia e Kosovës e ka respektin nga populli, është ditur që brenda këtij institucioni ka edhe Polic të cilët kanë dhe janë pjesë e korrupsionit dhe bashkëpunimit me grupet kriminale në Kosove dhe Shqipëri. Prandaj këta individ, pjesëtar të strukturave të krimit të organizuar, të cilët janë trajnuar dhe veshur uniformen e Policisë, me këto veprime të tyre nuk është se e prishin vetëm imazhin e Policisë si institucion dhe kolegëve te tyre, por e humbin edhe respektin dhe nderin në familje dhe në shoqëri.

Prokuroria Speciale e Kosovës, Gjykata Themelore në Prishtinë dhe IPK-ja kanë vepruar sipas ligjit, dhe uroj që aksionet e tilla operativo-policore të vazhdojnë edhe në të ardhmen, që ta kemi shtetin tonë të sigurt nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe llojet tjera të grupeve mafioze që i kontrollon nëntoka kriminale. Personat e akuzuar duhet gjithsesi ta marrin dënimin e merituar, e jo të lihen të lirë apo të dënohen me burgim shtëpiak, si dhe esesi nuk duhet të lihen në liri. Shpërndarjen e narkotikëve në Kosovë e kanë bërë shtetasit nga Shqipëria, dhe në kuadër të kësaj shumë persona nga Kosova janë përfshirë në këtë skenar për përfitime personale, si dhe për ta siguruar tregun në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online