
Zelenskiy: Rrethimi i Mariupolit është një terror që do të mbahet mend për shekuj

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se rrethimi rus i qytetit port të Mariupolit është një terror që do të mbahet mend për shekuj, raporton Reuters.
Në një video të publikuar mbrëmë, Zelenskiy tha se rrethimi i Mariupolit do të hyjë në historinë e përgjegjësisë për krimet e luftës.
“Është një tmerr që do të mbahet mend për shekujt në vijim,” shtoi ai.
Megjithatë, tha ai, bisedimet e paqes me Rusinë janë të nevojshme, megjithëse ato nuk janë të lehta dhe të këndshme.
(Kosova Sot Online)