Pas bllokimi të gazit rus, Gjermanisë i vjen ndihma nga shteti i Lindjes së Mesme

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 20:38
Pas bllokimi të gazit rus, Gjermanisë i vjen ndihma nga shteti i Lindjes së Mesme

Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck ishte në Doha për bisedime mbi forcimin e sigurisë energjetike të Gjermanisë pas pushtimit rus të Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord për një partneritet afatgjatë.

Gjermania dhe Katari kanë rënë dakord për një partneritet afatgjatë energjetik për të reduktuar varësinë nga gazi rus pas pushtimit të Ukrainës, tha të dielën ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Habecku, i cili është në një vizitë në dy vende në Gjirin Arab, takoi Emirin e Katarit Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani në Doha. “Dita fitoi një dinamikë të fortë,” tha Habecku, duke shtuar se Emiri kishte premtuar më shumë mbështetje sesa priste Gjermania.

(Kosova Sot Online)