Negociatori ukrainas: Qëndresa e Ukrainës e bën Rusinë që të përballet me realitetin

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 20:52
Negociatori ukrainas: Qëndresa e Ukrainës e bën Rusinë që të përballet me realitetin

Pas 26 ditësh të luftës, ka pasur disa ndryshime në negociatat e paqes, tha për BBC’në, negociatori ukrainas, Mykhaylo Podolyak.

Qëndresa e Ukrainës e ka detyruar Rusinë “që ta vlerësojë më mirë realitetin” e situatës, dhe ai tha se kjo i ka ndihmuar në inkurajimin “e një lloj dialogu”.:

Por, çdo vendim për një marrëveshje të paqes do të merret midis presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe liderit rus, Vladimir Putin, tha ai.

Podolyak po ashtu tha se nuk ka ndonjë datë për një takim të mundshëm Zelensky-Putin.

Edhe pse nuk dha detaje mbi negociatat, Podolyak tha se Kievi e ka bërë të qartë se nuk do të bëjë asnjë kompromis mbi integritetin dhe sovranitetin e Ukrainës.

Ai sërish shprehu frustrimin e Kievit mbi refuzimin e NATO’s që të krijojë një zonë të ndalim-fluturimit mbi Ukrainë.

“Ata nuk po e mbyllin qiellin tonë, po qëndrojnë anash në kohën kur dhjetë milionë njerëz po kërkojnë vend ku të jetojnë dhe tre milionë të tjerë veçse janë larguar nga shteti. Kjo është katastrofë humanitare në Evropë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)