ATK dhe Policia me aksion në dy lokacione

  • E.K /
  • 22 March 2022 - 11:49
ATK dhe Policia me aksion në dy lokacione

Administrata Tatimore e Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në dy lokacione në Prishtinë.

Se është duke u zhvilluar aksion e ka konfirmuar zëdhënësja e Administratës Tatimore të Kosovës, Valentina Bytyqi-Sefa.

Ajo ka thënë se aksioni ka filluar që nga ora 09:00 dhe është duke vazhduar ende.

“Aksioni ka nisur rreth orës 09:00 në Prishtinë, në dy lokacione për shmangie tatimi dhe ka me vazhdu edhe në pjesën tjetër të ditës. Këto janë të dhëna zyrtare që mund t’ua japë për momentin”, ka thënë Bytyqi.

(Kosova Sot Online)