Kurti numëron zyrtarët që kanë ardhur në Kosovë – na kanë vizituar si rrallëherë më parë

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 11:08
Kurti numëron zyrtarët që kanë ardhur në Kosovë – na kanë vizituar si rrallëherë më parë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në njëvjetorin e qeverisjes ka thënë se Kosova këtë vit është vizituare nga presidentë, kryeministra e ministra të jashtëm të vendeve të ndryshme.

Ai tha se këto vizita janë bërë si rrallëherë më parë.

Hipoteza e shërbimeve sekrete amerikane: Putini po përdor “Teorinë e të Çm…

“Vendi ynë është vizituar si rrallë herë më parë nga president e kryeministra e ministra të jashtëm. Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, presidenti i Sllovenisë, Barut Pahor, presidenti i Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, presidenti i Kroacisë, Zoran Mihaloviq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, ministrat e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut”, ka thënë Kurti.

Ai para kabinetit qeveritar ka përmendur edhe takimet bilaterale që ka zhvilluar Kosova me vendet e tjera.

“Ndërkaq janë realizuar takime bilaterale me presidentin belg, presidentin e Komisionit Evropian, presidentin e Këshillit Evropian, përfaqësuesin e Lartë të BE-së, presidentin e Francës, Kancelaren e Gjermanisë, sekretarin e NATO-s, kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, kryeministrin e Greqisë, kryeministrin e Bullgarisë, kryeministrin e Estonisë e të tjerë”, tha ai.

(Kosova Sot Online)