Ministria e Finananca i qet në ankand letrat me vlerë prej 25 milionë euro

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 12:44
Ministria e Finananca i qet në ankand letrat me vlerë prej 25 milionë euro

Ministria e Financave e Kosovës do të ofrojë shitjen e letrave me vlerë në një ankand më 30 mars. Do të jetë ankandi i tretë për këtë vit.

“Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 5 vjeçar në shumën prej 25 milion euro”, tha ministria në një njoftim.

Obligacionet janë letra me vlerë të borxhit që mund të blihet dhe shitet në treg.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (5 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ministria iu sugjenron qytetarëve që ta kontaktojnë ndonjërën prej bankave komerciale që operojnë në Kosovë.

Zakonisht, blerësit kryesorë në këto ankande sipas kategorive janë bankat, kompanitë e sigurimeve dhe fondet pensionale.

(Kosova Sot Online)