Sadiku: Nëse nuk mbahen zgjedhjet serbe, do të punoj falas për Kurtin

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 12:30
Sadiku: Nëse nuk mbahen zgjedhjet serbe, do të punoj falas për Kurtin

Një opinionist politik ka premtuar se do të vihet në dispozicion të kryeministrit Albin Kurti, për një muaj pa kompensim financiar, nëse nuk do të mbahen zgjedhjet serbe në Kosovë.

Ermal Sadiku, me profesion inxhinier i Tekenologjisë Informative, ka thënë të martën se do t’i shërbejë pa pagesë shefit të qeverisë nëse nuk mbahen zgjedhjet serbe më 3 prill.
“Qy, nese Albini nuk i lejon zgjedhjet me i mbajtë në Kosove qysh i kanë mbajtë 20 vjet, unë jam i gatshëm me shku me punu në kryeministri 1 muj ditë pa asnjë cent.”

Sipas tij, shërbimet që mund t’ia ofrojë Kurtit ndërlidhen me “naj kafe” ose formatizim të kompjuterëve.

“Kurgjo kurgjo naj kafe ju qes, naj kompjuter nëse kanë me formatizu … fundja për blockchain i msoj najsen. (Nejse besoj Albini veç e din këtë punë si për turbina në KEK)”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)