Albright pasi kishte vizituar Kosovën: Nuk i harroj kurrë brohorimat “Faleminderit Amerikë!”

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 20:20
Albright pasi kishte vizituar Kosovën: Nuk i harroj kurrë brohorimat “Faleminderit Amerikë!”

Nuk e harroj kohën kur isha në Prishtinë pas luftës, traumat e njerëzve dhe brohoritjet faleminderit Amerikë’. Kështu u shpreh ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e cila ishte kthyer në Kosovë për të marrë pjesë në ceremoninë e 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe, pas ndërhyrjes së NATO-s. 

Albright u nderua me Urdhrin e Lirisë në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës. Ajo pati thënë se ndihet krenare për atë që është bërë për popullin e Kosovës.

Ish sekretarja amerikane e Shtetit kishte thënë se nuk i ka harruar brohoritjet e popullit të Kosovës “Faleminderit Amerikë” në vitin 1999.:

“Jam shumë krenare për çdo gjë që ju dhe ne kemi bërë për t’i mundësuar këto gjëra. Nuk do të harroj kohën kur erdha në Prishtinë pas luftës, turmat e mëdha të njerëzve dhe shkrimet që thoshin Faleminderit Shtete të Bashkuara të Amerikës’. Mendoj që Shtetet e Bashkuara bënë gjënë e duhur kur ndihmuan popullin e Kosovës të fitojnë lirinë e tyre dhe të punojnë shumë. Jam shumë e lumtur që jam me ju sot këtu, që vazhdoni të punoni shumë për paqe dhe demokraci në Kosovë. Kosova është shtet i pavarur dhe duhet të njihet si i tillë. Jam e lumtur që njihemi si person që kontribuoi për të, si dhe për të gjitha ato vajzat e vogla emri i të cilave është Madeleine’”, kishte thënë Albright.

(Kosova Sot Online)