Kështu do të ishte ndarja e ulësve në Kuvend, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 21:58
Kështu do të ishte ndarja e ulësve në Kuvend, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel

Nëse zgjedhjet e përgjithshme nacionale do të mbaheshin këtë të diel, 62.6% e qytetarëve kanë gatishmëri për të dalë në zgjedhje.

Rezultatet e këtij hulumtimi ekskluziv, po shpalosen, ku me vota të deklaruara, VV-ja ka marrë 41.9%, PDK 21.6%, LDK 19.4%, AAK 1.1%, Nisma 1%.

Sipas këtij rezultati të hulumtimit, del se nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, VV dhe Lista Guxo, së bashku do të merrnin 43% të votave të përgjithshme.

Do të ndryshonte edhe përbërja në Kuvendin e Kosovës, ku në mesin e pesë partive parlametnare, VV do t’i merrte 46 ulëse, PDK 24, LDK 22 dhe AAK 8.

(Kosova Sot Online)