
Kënd do ta votonin qytetarët e Kosovës si zgjedhje të dytë

Në njërin prej publikimeve tregohet se cilën parti do ta votonin kosovarët si zgjedhje të dytë.
Në publikim del se 51.4% e qytetarëve nuk kanë zgjedhje të dytë, nëse nuk do të votonin partinë që mendojnë se është më e mira.
LDK-në do ta votonin 13.3% e qytetarëve, ndërsa 8.4% janë të pavendosur. Guxo del si zgjedhje e dytë me 6.2% e PDK me 5.5%. VV del se është zgjidhja e dytë e vetëm 3.4% të të anketuarve.
Ndërkohë, në publikimin e dytë tregohet se prej cilës parti si zgjedhje e parë, qytetarët kanë kaluar tek zgjedhja e dytë.
Aty del se votuesit e VV-së, si zgjedhje të dytë do ta kishin LDK-në me 18.8% e Guxo me 13.4%. 504.8% të mbështetësve të Vv-së nuk kanë zgjedhje të dytë.
Ndërkohë edhe votuesit e PDK-së si zgjedhje të dytë do ta kishin LDK-në me 21.5%.
(Kosova Sot Online)