Kuvendi i Kosovës mban seancë, njihuni me ngjarjet kryesore të ditës së sotme

  • E. /
  • 24 March 2022 - 08:18
Kuvendi i Kosovës mban seancë, njihuni me ngjarjet kryesore të ditës së sotme

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme.

Ngjarjet e datës 24 mars 2022.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe te busti i ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Made​leine Albright. (Prishtinë, ora 9:50)

– Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton aplikacionet e kandidatëve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

– Lëvizja FOL organizon tryezë diskutimi me ç’rast do të bëjë publikimin e Raportit mbi Monitorimin e Publikimit të Aktgjykimeve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

– Rrjeti i OJQ-ve AVONET organizon kafen e miqësisë dhe falenderimeve për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe. (Lokali “Mon Ami” në “The Village – Shopping&Fun” Ferizaj, ora 10:00)

– Ministri i Zhvillimit Rajonal organizon konferencën ndërkombëtare me titull “Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit rajonal në Ballkanin Perëndimor”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

– Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë mbahen homazhe në ‘’Kompleksin Memorial të Dëshmorëve’’ në Gllogjan. (Gllogjan, ora 10:00)

– Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancën e veçantë lidhur me shënimin e 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

– Federata e Futbollit të Kosovës bën prezantimin e përzgjedhëses së Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. (Hotel Emerald, ora 11:00)

– Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Raport i monitorimit të Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave 3”. (Zyret e ORCAs, Rr. Henrik Bariç, afër Gjimnazit “Sami Frashëri”, ora 11:00)

– Në shenjë resketi e falënderimi për 23 vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë dhe shenjë respekti të përjetshëm për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, promovohet libri “Gjenocidi serb mbi shqiptarët 1844 – 1999 të autorëve Nusret Pllan e Agim Aliçkaj. (Bibloteka Kombëtare, ora 12:00)

– Në nderim të ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ dhe fillimit të bombardimeve të NATO-s në Kosovë mbahet manifestimi qendror i ‘’Epopesë së Dukagjinit’’ Ora 12:00)

– Mbahet seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 13:00)

– Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës U21. (Hajvali, ora 14:00)

– Organizohet grumbullimi i përfaqësueses së Kosovës U19 lidhur me pregaditjeve për kualifikime në Kampionati Evropianë. (Hotel Trofta në Istog, ora 17:00)

– Zhvillohet miqësorja Kosovë vs Burkina Faso. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:00)

(Kosova Sot Online)