
Lexoni edhe:
3 prilli datë që Serbia mundë ta rrezikoj Kosovën!
Ish-presidenti ukrainas Viktor Yushchenko ka folur për Vladimir Putinin, luftën e tij për jetë pas atentatit, luftën dhe vuajtjet e Ukrainës, si dhe përgjigjen e Perëndimit ndaj agresionit rus e armëve bërthamore.
I pyetur nëse është i sigurt dhe sa larg nga vijat e para, Yushchenko tha se është i lumtur që mund të komunikonte me Kroacinë përmes televizionit N1..
3 prilli datë që Serbia mundë ta rrezikoj Kosovën! Lexoni edhe:
“Sot ne po bëjmë përsëri luftë me pushtuesin tonë mizor, me fqinjin tonë mizor, me Rusinë. Se Rusia ka sjellë një ushtri dhe pa shumë mëshirë qëllon. Ka shumë pyetje se si mund të përfundojë kjo luftë. Unë argumentoj se lufta do të përfundojë kur do ta dëbojmë ushtarin e fundit rus nga territori i Ukrainës”, tha Yushchenko.
“Putini mund ta udhëheqë në fazën e dytë në zonat administrative të atyre provincave, por pakkush me mendje të shëndoshë mund të kishte menduar se ai do të hapte një luftë nga fronti i Bjellorusisë, do ta bllokonte Detin e Zi dhe se viktimat e agresionit do të ishin Odesa, Kherson, Mykolaiv. Mendja e shëndoshë nuk mund ta kuptonte këtë”, tha ish-presidenti ukrainas.
I pyetur për sa kohë mund t’i rezistojë Ukraina agresionit rus, Yushchenko u përgjigj me një kundërpyetje: “Sa mund të durojë Europa?”.
“Është një provë për çdo komb, por Ukraina është e bashkuar sot dhe në atë unitet e lufton armikun, kjo e pengon më së shumti. Është e qartë se sot kemi një solidaritet ndërkombëtar, i cili nuk ekzistonte 10 apo 20 vjet më parë. I saktë do të ishte interpretimi se e gjithë bota po punon kundër Rusisë sot, sepse ky është ideali i fashizmit që u shfaq në shekullin e 21-të”, tha Yushchenko.
Gjatë mandatit të tij, ai u takua disa herë për Putinin dhe komentoi akuzat për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.
“Ne sot po bëjmë luftën e 25-të me Rusinë. Vetëm në shekullin e kaluar kemi shpallur pavarësinë gjashtë herë… Është si të dorëzohemi në mëshirën e të pamendëve… Kur flasim për denazifikimin, është e qartë se Putini është një problem për të gjithë botën”, tha ai.
“Populli rus është po aq i sëmurë sa Putini, sepse nëse një numër i madh i rusëve votojnë për luftë kundër Europës, ky është një problem i madh. Unë e kuptoj që ka një grusht njerëzish besnikë, të arsyeshëm, por duhet të themi se jeta në shekullin e 21-të pranë njerëzve të tillë është një provë për të gjithë ne”, theksoi Jushçenko.
(Kosova Sot Online)