3 prilli datë që Serbia mundë ta rrezikoj Kosovën!

3 prilli datë që Serbia mundë ta rrezikoj Kosovën!
3 prilli datë që Serbia mundë ta rrezikoj Kosovën!

Muhamet Kelmendi

  • 24 March 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Veprimi i NATOS-s është i domosdoshëm, sepse rrezikohet kontinenti me front të dytë në Evropë. Kështu rriten veprimet luftarake dhe forcat aktuale nuk mjaftojnë për t’u mbrojtur dhe Kosovës i duhet ndihmë e madhe për të rezistuar kundër agresionit serbo-rus. Serbia është e armatosur dhe janë nën armë me dhjetëra e mijëra veta.Rreziku është i lartë. Policët nga BE prej 92 vetave janë vetëm si formë për të treguar se BE është në Kosovë. Ata nuk mundë të sigurojnë paqe në vend. Edhe KFOR-i është i dobësuar. Nuk kanë armë për të bërë rezistencë, nëse vjen deri te agresioni serbo-rus. Mirëpo, ekzistenca e tyre në Kosovë, është akt i mirë dhe tregon se BE, NATO dhe SHBA janë me Kosovën. Mbetet të shihet!?

Zgjedhjet e 3 prillit mund të jenë në komunat serbe, e sidomos në veri të Kosovës, shumë domethënëse për kryerjen e veprimeve kriminale kundër shtetit të Kosovës. Minoriteti serb në Kosovë është nën diktatin e Beogradit dhe mundë të veproj kundër shtetit. 3 prilli është momentni dhe koha e mirë për veprime kriminale të armatosura kundër Republikës së Kosovës për të provokuar luftë të armatosur dhe intervenimin e Beogradit. Ky skenar është i përafërt me atë në Ukrainë për të ndodhur, dhe organet e Kosovës kërkohet të jenë të përgatitura për të vepruar. Edhe BE, NATO dhe SHBA-të duket se kanë mendim se ky veprim kriminal mundë të ndodhi.

Kjo është një datë për provokim dhe për agresionin serbo-rus në Kosovë. Ky ishte fakti i vizitave nga administrata e SHBA-ve në Kosovë, e Kryeministrit të Austrisë në Prishtine, si dhe të Ministres për Punë të Jashtme të RFGJ në Kosovë. Këtu buron edhe dërgimi nga Bashkimi Evropian i Njësisë Policore të Specializuar Rezervë në përbërje prej 92 pjesëtarëve në Kosovë. Sipas një plani operacional duket kështu siguria në Kosovë. Veprohet kryesisht nga organet e shtetit të Kosovës. Në ndihmë shkohet nga policët e specializuar të EULEX-it, dhe KFOR- është organi i tretë që vepron në Kosovë. Përkundër kësaj nuk mendoj se nëse vije tek veprimet kriminale serbe dhe agresioni serbo-rus, se mund të kufizohen masat dhe mjetet mbrojtëse. FSK dhe populli vullnetar i Kosovës do të ngritet në këmbë.

Tërë vendi do të radhitet në mbrojtje. Edhe NATO nuk mund të rri duarkryq. Veprimi i NATOS-s është i domosdoshëm, sepse rrezikohet kontinenti me front të dytë në Evropë. Kështu rriten veprimet luftarake dhe forcat aktuale nuk mjaftojnë për t’u mbrojtur dhe Kosovës i duhet ndihmë e madhe për të rezistuar kundër agresionit serbo-rus. Serbia është e armatosur dhe janë nën armë me dhjetëra e mijëra veta. Rreziku është i lartë. Policët nga BE prej 92 vetave janë vetëm si formë për të treguar se BE është në Kosovë. Ata nuk mundë të sigurojnë paqe në vend. Edhe KFOR-i është i dobësuar. Nuk kanë armë për të bërë rezistencë, nëse vjen deri te agresioni serbo-rus. Mirëpo, ekzistenca e tyre në Kosovë, është akt i mirë dhe tregon se BE, NATO dhe SHBA janë me Kosovën. Mbetet të shihet!?

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".