Ish-sekretarja amerikane ishte nënë e tre fëmijëve

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:31
Ish-sekretarja amerikane ishte nënë e tre fëmijëve

Madeleine Albright, ish-sekretarja e Shtetit Amerikan dhe figurë politike shumë e dashur për kosovarët, ka vdekur të mërkurën si pasojë e kancerit në moshën 84 vjeçare.

Me gjithë karrierën e bujshme që e ka zhvilluar, jeta personale e saj ka qenë e komplikuar.

Albright ishte e martuar me Joseph Albright, nipi i gazetarit Josep Medill Patterson, i cili e ka krijuar gazetën New York Daily News.

Fatkeqësisht, martesa e Albright me Joe nuk zgjati shumë, por të dy zhvilluan karriera të jashtëzakonshme ndaras nga njëri-tjetri.

Pasi Albright diplomoi nga kolegji Wellesley, ajo u martua me Joe në vitin 1959. Disa vite më vonë, çifti pritën tre fëmijë, dy vajza binjake, Anne dhe Alice, dhe një vajzë tjetër, Katherine.

Derisa rriti fëmijët e saj, Albright përfundoi edhe një fakultet tjetër, derisa punonte për administratën Carter.

Albright në kohën sa ka qenë sekretare e SHBA-së, ka qenë faktor kryesor për bombardimin e NATO-s kundër Serbisë.

Ajo ka luajtur një rol kyç edhe në bisedimet e Rambujesë.

Ish-sekretarja amerikane, edhe pas pensionimit nga politika, ka vazhduar mbështetjen për shtetit e Kosovës.

Në vitin 2019, Albright kishte vizituar Kosovën në një pritje të organizuar nga presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, ku ishte zbuluar edhe statuja e saj në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)