Mushkolaj tregon për kohën që kaloi me ish-sekretaren në kështjellën e Rambujesë

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 20:45
Mushkolaj tregon për kohën që kaloi me ish-sekretaren në kështjellën e Rambujesë

Gjyljeta Mushkolaj, ka folur sot për kohën që ka kaluar me ish-sekretaren e shtetit, Madline Albright, në kështjellën e Rambujesë.

Mushkolaj që në konferencën e Rambujesë ishte pjesë e delegacionit të Zyrës Amerikane, ka pasur rast të punojë me Albright gjatë kohës sa po zhvillohej konferenca.

Pos për aftësitë e saj në politikan e jashtme, juristja ka treguar edhe për anën njerëzore që kishte numri dy i administratës së Bill Clinton.

Mushkolaj tregon se si gjatë kohës së pauzave të punës, Albright e pyeste atë për familjen që kishte lënë në Kosovë.

“Unë kisha familjen në Prishtinë, kisha fëmijën 2 dy vjet e gjysmë. Kujdesin që ajo tregonte sidomos për mua, se unë e kisha djalin në Prishtinë, ishte tejet e tronditur për atë që po ndodhte në Kosovë”, ka thënë Mushkolaj.

Tutje ish-bashkëpunëtorja e amerikanes, ka thanë se Albright ishte shumë e interesuar për Kosovën.

“Ajo që unë kam mundur të vërej gjatë punës sonë të përbashkët e kam vërejt një të kuptuar ndryshe nga secili diplomat tjetër, vuajtjen njerëzore. Derisa punonim, ajo tërë kohën mundohej me i përcjellë lajmet për vuajtjet njerëzore”, ka thënë Mushkolaj 


(Kosova Sot Online)