Aksident në Pejë treni goditet nga vetura

  • A.P /
  • 24 March 2022 - 22:29
Aksident në Pejë treni goditet nga vetura

Një veturë është goditur nga treni në fshatin Llabjan afër Pejës.

 Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:25, Policia është njoftuar për një aksident hekurudhor në fshatin Llabjan të Pejës. Treni i cili qarkullonte nga Prishtina për në Pejë është aksidentuar me një veturë. Një person ka pësuar lëndime. I njëjti është dërguar në emergjencë të spitalit për tretman mjekësor. Ai është jashtë rrezikut për jetë, teksa lëndimet janë jo serioze”, ka thënë Gashi.

(Kosova Sot Online)