Momenti dramatik, ekipi i Sky News sulmohet nga rusët: Ndaloni! Jemi gazetarë

  • E.K /
  • 26 March 2022 - 14:10
Momenti dramatik, ekipi i Sky News sulmohet nga rusët: Ndaloni! Jemi gazetarë

Ekipi i televiziv britanik Sky News është përballur përsëri me një sulm nga trupat ruse në qytetin Chernihiv. Operatorët dhe gazetarët u sulmuan ndërsa përpiqeshin të kalonin një urë të përdorur nga civilë, mjekë dhe ekipet e shpëtimit në Ukrainë.

Korrespondentja 59-vjeçare Alex Crawford dhe ekipi i saj po përpiqeshin të kalonin lumin Desna. “Ndalo, ne jemi thjesht gazetarë!” dëgjohet të thotë ekipi, ndërsa plumbat binin mbi makinën me të cilën po lëviznin.

Momentet dramatike u regjistruan në kamera, ndërsa Crawford përpiqej të përfundonte raportin e saj për sulmin e befasishëm, ndërsa anëtarët e ekipit televiziv u shtrinë përtokë.

Disa javë më parë, korrespondenti i Sky News Stuart Ramsey dhe operatori Ritchie Mockler u sulmuan në Berdyansk, në Detin Azov, rreth 50 milje nga porti strategjik i rëndësishëm i Mariupolit. g.v/abcnews.al

(Kosova Sot Online)