Serbia nuk heq dorë nga skenari i agresionit kundër Kosovës, është përfituese e nga përkëdhelja e gabuar e BE-së

Serbia nuk heq dorë nga skenari i agresionit kundër Kosovës, është përfituese e nga përkëdhelja e gabuar e BE-së
Serbia nuk heq dorë nga skenari i agresionit kundër Kosovës, është përfituese e nga përkëdhelja e gabuar e BE-së

Muhamet Kelmendi

  • 26 March 2022 - 09:19

Shkruan: ANALISTI – Muhamet Kelmendi

Kriminelët serb janë të organizuar. Vuçiq veç i ka organizuar serbët e veriut për të vepruar në mënyra të ndryshme, kuptohet për të krijuar gjendje lufte. Rreziku për agresion është rritur. BE-ja e është vonuar shumë në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe në raport me Serbinë. Gabimi fatal i BE -së është përkëdhelja e shtetit kriminal serb. Këtu ka ndikuar ndarja e BE-së në grupe dhe afrimet e ndryshme të shteteve të BE-së me Serbinë. Çështja e tillë e ka forcuar shumë shtetin serb.

-Në kuadër të BE-së nuk ka unitet lidhur me të ardhmen e këtij unioni dhe mbi integrimet e vetë Ballkanit Perëndimor. Ndarjet midis shteteve janë të thella. Shtetet që janë për apo kundër integrimeve të Ballkanit Perëndimor janë të ndryshe. Këtej i kemi tri grupe në BE. Në grupin e parë është Gjermania me Austrinë, Kroacinë etj. Këto e pretendojnë integrimin e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Në grupin e dytë janë shtetet që janë vetë për ndryshime në organizimin e BE-së. Këtu është Franca, Holanda, Spanja etj., që njëherit janë edhe për integrime, por pas reformave në BE. Dhe në grupin e tretë, janë shtetet që kryesisht janë kundër integrimit të Kosovës, sepse nuk e kanë njohur si Spanja, Rumania Sllovakia, Greqia dhe Qipro. Këto shtete janë për Integrimin e Ballkanit Perëndimor, por pa Kosovën si shtet. Deklarimi i kancelarit Scholz në Kuvendin e Gjermanisë është një veprim i mirë, sepse tregon angazhimin e Gjermanisë në integrimin e shteteve të kësaj ane në BE. Rreziqet e mos integrimit të Ballkanit Perëndimor janë të dukshme. Agresioni rus ka krijuar gjendje të rëndë.

Mendohet se vatër tjetër e krizës në Evropë është Ballkani Perëndimor, me epiqendër Kosovën, Bosnjën e Hercegovinën dhe Malin e Zi, mundet edhe vetë Maqedonia me qenë në krizë të thellë. Me datën 03 prill priten veprime kriminale konkrete serbe në Kosovë. Kriminelët serb janë të organizuar. Vuçiq veç i ka organizuar serbët e veriut për të vepruar në mënyra të ndryshme, kuptohet për të krijuar gjendje lufte. Rreziku për agresion është rritur. BE-ja e është vonuar shumë në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë dhe në raport me Serbinë.

Gabimi fatal i BE -së është përkëdhelja e shtetit kriminal serb. Këtu ka ndikuar ndarja e BE-së në grupe dhe afrimet e ndryshme të shteteve të BE-së me Serbinë. Çështja e tillë e ka forcuar shumë shtetin serb. Dhe, në anën tjetër, e ka larguar Kosovën nga integrimet në BE. Serbia u armatos shumë nga Rusia,si mike e saj, dhe e shfrytëzoi BE-në me mjete financiare. Kjo lojë e dyfishtë u tolerua nga BE. Kështu u veprua edhe me Rusinë. Tash kemi agresionin rus në Ukrainë. E njëjta gjendje mundë të ndodhi në Ballkanin Perëndimor. Serbia veq që nuk ka filluar agresion ndaj Kosovës dhe vendeve tjera. Agresioni veç është përgatitur. Serbia nuk iu bashkua masave të BE-së ndaj Rusisë. BE-ja është në gjumë dhe po vazhdon ta përkëdhelë edhe më tej Serbinë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".