E pazakontë: Një rosë 'shkoi' për të lindur në një spital të Floridas

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 11:14
E pazakontë: Një rosë 'shkoi' për të lindur në një spital të Floridas

Në një spital në Florida ka ndodhur një rast i pazakontë.

Spitali përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”,  kanë njoftuar se një rosë “ka shkruar për t’i lindur” të vegjlit e saj.

Në oborrin e spitalit, rosa i nxori vezët, ndërsa raportohet se në ndihmë i doli një nga pjesëtarët e ekipit mjekësor. Pas lindjes, nga spitali doli rosa me 10 të vegjlit e saj.

“Jemi ende ‘të shokuar’ nga kjo ngjarje interesante. Urime rosës. Do të shihemi pas gjashtë javësh për t’ua përcjellë gjendjen”, thuhet në shkrimin e spitalit.

(Kosova Sot Online)