Kurti në vizitë zyrtare në Norvegji, kjo është agjenda e tij atje

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 11:21
Kurti në vizitë zyrtare në Norvegji, kjo është agjenda e tij atje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji.

Atje, Kurti do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store, konfirmoi zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Kryeministri Kurti ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Norvegji. Gjatë qëndrimit atje, ai do të takohet me Kryeministrin e Norvegjisë, Jonas Gahr Store dhe me zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë norvegjeze”, tha Kryeziu.

Ndryshe, për shkak të mungesës së kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është shtyrë debati parlamentar për politikën e jashtme në Kuvend.

Seanca e Kuvendit po vazhdon me pika të tjera të rendit të ditës. 

(Kosova Sot Online)