
Komuna e Prishtinës ju kërkon t’i hiqni antenat satelitore

Drejtoria për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Prishtinës i ka ftuar qytetarët që t’i largojnë antenat satelitore në ndërtesat e tyre të trashëguara nga sistemet e vjetra të transmetimit.
Ato, Komuna e Prishtinës thotë se po e rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, për shkak dhe “gjithashtu ndikojnë edhe në estetikën e qytetit”.
Afati për largimin e antenave satelitore në ndërtesat e Prishtinës do të jetë 90 ditë.
“Në rast se nuk respektohet afati kohor për largimin e antenave satelitore, për largimin e tyre detyrohet të intervenojë Drejtoria e Inspeksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Prandaj, ju bëjmë thirrje qytetarëve që ta respektojnë thirrjen e Drejtorisë për Shërbime Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim në mënyrë që ta transformojmë Prishtinën në një qytet më të sigurt dhe modern”.
(Kosova Sot Online)